Projekt i ri per dy segmentet e mbetura te Unazes se Madhe | Lajme - News

2020-11-05 92

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën për të kontraktuar kompaninë e cila do të ribëjë dhe njëherë projektin për dy segmentet e mbetura të Unazës së Madhe të kryeqytetit: Unazës Lindore e cila lidh zonën e Shkozës dhe të Dajtit me Kodrën e Priftit dhe vazhdimit të pjesës së unazës nga rrethrrotullimi Shqiponja te Lumi i Tiranës dhe Bulevardi i Ri.

Këto janë dy akset e fundit të Unazës së Madhe të kryeqytetit, për të cilat nuk ka nisur ende puna, por që përfundimi i tyre eleminon pjesën më të madhe të trafikut në kryeqytet.

Nevoja për rishikimin e projektit lindi pas miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor ?Tirana në vitin 2030?, i cili krijon hapësira të gjelbra dhe rikoncepton zhvillimin e kryeqytetit, duke përfshirë edhe futjen e sistemit të pagesës për të hyrë në zonat e qendrës së kryqytetit.

?Projekti i Boerit ridefinon mobilitetin urban ? futjen me pagesë në zonat qëndrore, promovimin ose ndarjen e makinave, favorizon një sistem ?autobusë përkushtuar linjave? duke promovuar një përmirësim të lidhjeve me pjesën e jashtme të qytetit?.

Ndryshimi i dy projekteve do t?i kushtojë buxhetit një vlerë prej afro 500 mijë Euro, ku në bazë të njoftimit të kontratës, studimi dhe projektimi i parë që do të përfundojë është ai për Unazën Lindore që do të marrë 1 vit kohë dhe pas dy vjetësh do të përfudojë projekti i Sheshi Shqiponja ? Bulevardi i Ri.

Nëse procesi do të financohet menjëherë nga buxheti i shtetit, Unaza e Madhe e kryeqytetit do të përfudojë tërësisht pas 4 vjetësh.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/